Denis Zakaria mund të largohet nga Borussia Monchengladbach verën e ardhshme.
Bild raporton se Bayern Munich është skuadra e fundit e lidhur me 23 vjeçarin.
Reprezentuesi zviceran është duke u paraqitur në nivele të larta te skuadra gjermane, të cilës i është bashkuar në vitin 2017.
Manchester United dhe Chelsea gjithashtu janë të interesuara për shërbimet e tij.
Zakaria ka 28 paraqitje për Zvicrën, ku ka shënuar edhe tri gola