Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland dëshiron kalimin në Santiago Bernabeu te Real Madridi.
Sulmuesi norvegjez, klauzola e lirimit të të cilit është rreth 75 milionë euro do të bëhet aktive në 2022 është shumë i kërkuar nga klubet elitare evropiane.
Klubi si Real Madridi dhe Manchester Unitedi tashmë kanë bërë të ditur interesimin e tyre.
Edhe norvegjezi Haaland thuhet se ka ndarë mendjen tashmë për klubin e ri.
Sipas mediumit ABC, Haaland favorizon një lëvizje te Los Blancos para Djajve të Kuq.
Ai thuhet se është i etur të luajë së bashku me bashkatdhetarin Martin Odegaard në Santiago Bernabeu.
Ndryshe, Haaland ka gjashta gola dhe tri asistime nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani këtë sezon