Sulmuesi shqiptar infektohet me koronavirus dhe humbet sfidën ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Myrto Uzuni me COVID-19! Kjo është arsyeja madhore pse sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, i cili po kalonte një formë të shkëlqyer deri te grumbullimi me kuqezinjtë, do të mungojë nesër në sdën e Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës.

Futbollisti është zhdukur nga radarët që kur u largua nga grumbullimi i përfaqësueses për një dëmtim vetëm 2 ditë para udhëtimit drejt Kazakistanit për ndeshjet ku ai ishte parashikuar titullar.

Lojtari nuk guronte në grumbullimin me skuadrën për ndeshjen ndaj Kisvarda në kampioantin hungarez të premten dhe ka munguar në stërvitje gjatë këtyre ditëve. Si rrjedhojë, ai nuk iu bashkua ekipit që udhëtoi drejt Barcelonës për Ligën e Kampioneve.

VIP Sport mësoi se shkak për këtë mungesë nuk është dëmtimi, por fakti se lojtari ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, që i heq një mundësi të artë për të treguar veten përballë një prej ekipeve më të forta në botë.

Për fat të mirë, mësohet se futbollisti nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, thjesht pret që tamponi të dalë dy herë negativ për t’u kthyer përsëri në fushën e lojës.

Uzuni kishte qenë një nga gurat kryesore në kualikimin e Ferencvarosh në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, pasi me golat e tij ndaj Dinamos së Zagrebit dhe Molde siguroi kualikimin historik të kampiones së Hungarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *