Milani dhe Aston Villa dy ekipet e vetme me rekord të përkryer në Evropë

Milani dhe Aston Villa janë dy klubet e vetme në pesë ligat e mëdha evropiane që kanë rekord 100 për qind të fitoreve.

E gjithë vëmendja ka qenë te klubet si Juventus dhe Inter në Itali, derisa në Premierligë te kampioni Liverpool, klubet tjera si Manchester City, Chelsea, Arsenal dhe Manchester United, transmeton GE.

Por Milani i Zlatan Ibrahimovicit është i pagabueshëm në sezonin 2020/21, duke i fituar të gjitha katër ndeshjet e para për t’u bërë lider i ligës. Ibrahimovic shënoi dy herë në fitoren e kuqezinjve 2:1 kundër rivalit të qytetit Inter, të shtunën.

Milani i ka shënuar nëntë gola – prej të cilave katër vetëm Ibrahimovic – në katër ndeshjet e para, duke e pranuar vetëm një gol.

Aston Villa, në anën tjetër, po ka ashtu zotëron rekord të përkryer pas katër ndeshjeve në Premierligë, pas fitores habitëse 1:0 kundër Leicester City të dielën.

Pasi i shpëtoi rënies nga liga për pak, Villa – që e ka një ndeshje më pak se kundërshtarët – renditet e dyta, pasi e turpëroi kampionin në fuqi duke e mundur 7:1 para dy javëve.

Villa e ka mbrojtjen më të mirë në Premierligë me vetëm dy gola të pranuara deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *