Tashmë klasifikimi udhëhiqet nga Ballkani me 16 pikë, ndërkohë pasohet nga Drita që ka 10 dhe Gjilani që ka tubuar nëntë pikë.
Prishtina ndodhet në pozitën e katërt me tetë pikë, aq sa kanë edhe Arbëria dhe Drenica në mesin e tabelës.
Befasia e këtij edicioni është skuadra e Llapit, pasi që me një pikë pozicionohet në fundin e klasifikimit dhe ende nuk ka arritur fitoren e parë.