Derbi i Anamoravën, Drita – Gjilani nuk ka sjellë fitues, kjo pasi u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.
Të dyja skuadrat luajtën fortë dhe pati duele por për fat të keq nuk solli asnjë gol.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu për “Art Sport”, ka thënë se ekipi i tij luajti mirë, por fati i nuk e deshi të shënojnë gol.
“Nuk merzitëm pse nuk kemi fituar, pasi kemi luajtur mirë. Kemi krijuar shumë raste por thjeshtë nuk ditëm të realizojmë. Vijnë ndeshjet e radhës dhe ne besojmë semund të shënojmë. Duhet ditur se kishim një kundërshtar të fortë, por futbollistët i janë përgjigjur mirë lojës dhe nuk lejuam asnjëherë të na rrezikojnë. Në anën tjetër nuk arritëm të shënojmë, por me rendësi ka që ekipi po luan mirë”, ka thënë Nuhiu.