Futbollisti i Trepçës ’89, Albert Kaqiku është lënduar gjatë një dueli me një futbollist të Feronikelit. Kaqiku ka pësuar lëndim në hundë, për të cilin është dërguar në spitan me ambulancë.
Kaqiku e pësoi lëndimin në minutën e tetë ndeshjes.
Në vend të tij trajneri Shpëtim Idrizi e inkuadroi Rilind Nimani.
‘89shi është nikoqir i Feronikelit dhe rezultati i pjesës së parë është baras pa gola.
Në këtë ndeshje debuton trajneri Klodian Duro në bankinën e “Niklit”, pasi mori detyrën e trajnerit pas largimit të Afrim Tovërlani. /Insporti.com/