Heroi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ishte ‘i uritur’ për sukses kundër Interit pas dy javësh në karantinë.39-vjeçari po kthehej pas një periudhe COVID-19, megjithatë shënoi dy gola ndërsa Milani fitoi Derby della Madonnina 2-1.
“Milani nuk e kishte fituar derbin për katër vjet, unë isha i bllokuar në shtëpi për dy javë, kështu që isha i uritur dhe kjo u tregua.
Askush nuk do të më ndalonte të luaja në derbi ” tha Ibrahimovic për Sky Sport Italia.
Një fakt shumë interesant nga ky takim ishte që gjyqtari i ndeshjes Maurizio Mariani ishte 38 vjeçar, kurse Zlatan ibrahimovic që ishte vendimtar në këtë takim 39.
Shprehja “Sa më e vjetër vera aq më e mirë” duket se po përmbushet tek sulmuesi nga Suedia që po krijon senzacion me paraqitjet e tij në Serie A në këtë moshë.