Vëmendja e Superligës në Gjilan, sot dita e derbit të madh

Në kuadër të Superligës, sot luhet derbi i Anamoravës, me përballjen Drita – Gjilani.

Derbi mes dy rivalëve lokal do të zë vend me fillim nga ora 13:30.

Drita vjen në këtë derbi pas tri fitoreve radhazi, kurse Gjilani numëron dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Kujtojmë se sot luhet edhe një tjetër ndeshje. Trepça ’89 përballet me Feronikelin, me fillim nga ora 14:00.

Ndeshjet janë të vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *