Leipzig është kthyer te fitorja në kampionat pas një humbje dhe dy barazimesh të marra në tri javët e mëparshme. Ekipi i Red Bull ka mposhtur me lehtësi 3-0 Werder Bremen-in e Milot Rashicës, edhe sot në hije.
Protagonisti i sfidës ka qenë ish-ylli i Serisë A, Patrik Schick, i huazuar te Leipzig nga Roma deri në fundin e sezonit. Sulmuesi 24-vjeçar ka dhënë asistinpër golin e parë të Klosterman në minutën e 18-të dhe ka shënuar golin e dytë në të 39-ën.
Schick ka realizuar 6 gola në 12 ndeshje të Bundesliga-s, një më shumë se në 46 ndeshjet e luajtura me Roma-n në Serinë A. Goli i tretë i vendasve është realizuar nga Mukiele në fillimin e pjesës së dytë.
Kjo fitore e ka ndihmuar Leipzig të parakalojë Bayern Munich dhe të marrë përkohësisht vendin e parë në renditje.
Në ndeshjet e tjera, Paderborni i Klaus Gjasulës është mundur 2-1 në shtëpi nga Hertha Berlin, ndërsa Freiburg-u i Abrashi ka barazuar 1-1 në fushën e Augsburg.
Ka patur momente paniku në Union Berlin-Leverkusen, me ndeshjen që është ndalur për një minutë në pjesën e dytë për shkak të fishekzjarrëve të hedhur në fushë nga tifozeria mike. Takimi është fituar 3-2 nga miqtë. Fitore edhe për Wolfsburg-un, që ka mundur me të njëjtin rezultat Hoffenheim-in në transfertë.