‘Çmendet’ Juve, 360 milionë euro për Mbappe-n, sakrifikon edhe Ronaldon

Nuk është vetëm Real Madridi skuadër që synon ta blejë yllin e PSG-së, Kylian Mbappe-n.

Sipas medieve italiane, gjiganti i Serisë A, Juventusi është hedhur në sulm për talentin francez.

“Zonja e Vjetër” raportohet së është duke përgatitur një super-ofertë për Mbappe-n. Madje, kampionët e Italisë janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe Cristiano Ronaldon për ta bërë të vetin Mbappe-n.

Oferta e juventinëve për reprezentuesin e Francës thuhet se kap shifrën 360 milionë euro. Krerët e skuadrës italiane verën që vjen do të nisin misionin për transferimin e Mbappe-s, i cili prej kohësh kërkohet nga klubi i famshëm spanjoll, Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *