Nuk kanë shkuar si është më së miri gjërat pas ndeshjes Greqi – Kosovë.
Kjo për shkak se Benjamin Kololli pati një ankesë të ashpër te gjyqtari, me ç’rast edhe u ndëshkua me të kuq, përcjell Blic.
Madje, kartoni ishte direkt, çka do të thotë se ai mund të mungojë në dy ndeshjet e muajit nëntor, kundër Moldavisë e Sllovenisë.
Gjithsesi, mbetet për t’u konfirmuar.