Kosova ka marr barazim në Athinë kundër Greqisë, duke e mbyllur takimin me rezultat 1-0.
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes për mikrofonin e Digitalb SuperSport Kosova ka deklaruar se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës por jo edhe me gjyqtarin kryesor të ndeshjes.
“Kemi pasur disa probleme në pjesën e parë, sidomos në krahë. Sepse kemi të bëjmë me një kundërshtarë shumë të fortë në krahë, pastaj e përmirësuam në pjesën e dytë për t’i mbyllur krahët e tyre dhe të provuar kundërsulme. Problemi nuk është mbështetja apo jo, unë jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua. Në rregull, unë jam një trajner që më pëlqen të luajë. Sot ishte e mundshme ndonjëherë, dhe ishte e rëndësishme të mbroheshim si skuadër, veçanërisht në këtë moment. Ishte shumë e rëndësishme ta kemi një skuadër të luftojë bashkë, ky është kompliemti im për ta. Nuk isha i kënaqur me vendimet e gjyqtarëve, është shumë e rëndësishme për një portier të mbrojë një penallti dhe t’i jep zemër skuadrës, të luftojnë së bashku, ne jemi një skuadër”, ka deklaruar Challandes
Kosova luajti baras pa gola në udhëtim me Greqinë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C.