Tifozët, të befasuar nga lista e lojtarëve që Man City i transferoi gjatë kohës për të cilën u dënua

Wilfred Bony, Jack Rodwell dhe Eliquaim Mangela ishin disa ndër lojtarët e transferuar nga Manchester City mes viteve 2012 dhe 2016 – periudhë kohore kjo për të cilën u dënua klubi nga UEFA.

Klubi u dënua të premten nga UEFA me pezullim nga garat evropiane për dy sezonet e ardhshme, 2020/21 dhe 2021/22, si dhe u ndëshkua me 30 milionë euro gjobë, pasi që i shkeli rregullat e UEFA-s për ndershmëri financiare (FFP), transmeton Gazeta Express.

Dhoma Hetuese e UEFA-s gjeti dëshmi se klubi kishte gënjyer në raporte financiare për paratë e dhuruara nga sponsorët nga viti 2012 deri në vitin 2016, duke thënë se sponsorët kishin dhuruar më shumë para sesa që kishin dhuruar në të vërtetë vetëm sa për t’i mbuluar shpenzimet.

Por, ajo që i ka habitur më shujmë tifozët e futbollit është lista e lojtarëve për transferimin e të cilëve u përdor ato para, pasi që shumica prej tyre nuk arritën suksese të mëdha me klubin anglez.

Lista e lojtarwve:

Jack Rodwell
Maicon
Scott Sinclair
Javi Garcia
Matija Nastasic
Jesus Navas
Stevan Jovetic
Martin Demichelis
Fernando
Eliaquim Mangala
Wilfried Bony

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *