Mbyllet përballja dramatike mes Gjermanisë dhe Zvicrës me gjashtë gola të shënuara

Gjermania dhe Zvicra i kanë ndarë pikët në kuadër të përballjes së tyre në Ligën e Kombeve, pasi takimi përfundoi 3-3.

Pas vetëm pesë minutash lojë, helvetikët kaluan në epërsi me anë të Mario Gavranovic që u asistua nga Remo Freuler.

Më pas, Freuler (26’) që asistoi te goli i parë, dyfishoi rezultatin për Zvicrën me një asistim nga Haris Seferovic.

Por, dy minuta më vonë, Timo Werner e ngushtoi epërsinë e mysafirëve me një solo aksion të bukur për 2-1.

Në pjesën e dytë, gjermanët ishin më të koncentruar dhe arritën që t’i barazonin shifrat në 2-2 me anë të Kai Havertz që shënoi në minutën e 55-të.

Mirëpo, Zvicra arriti që të rikthente epërsinë dy minuta më vonë me anë të Gavranovic që shënoi golin e tij të dytë në këtë takim.

Die Manschaft nuk u dorëzua dhe sërish e barazoi rezultatin për 3-3 me anë të yllit të Bayern Munichut, Serge Gnabryt që mori një asistim perfekt nga Werner.

Dy skuadrat deri në fund kishin shanse të mira shënimi, mirëpo nuk arritën t’i shfrytëzonin ato dhe u ndanë me nga një pikë, derisa Zvicra mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Fabian Schar pranoi kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90+4.

Gjermania është aktualisht në vend të dytë në grup me gjashtë pikë, derisa Zvicra ka vetëm dy pikë në të katërtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *