Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, ka thënë se kanë qenë evidente telashet si në përfaqësuesen A ashtu edhe U-21.
Ai ka thënë se fitorja e sotme ndaj Andorrës i dedikohet të gjithëve, veçanërisht lojtarëve të infektuar me COVID-19.
Te Kosova para ndeshjes katër lojtarë dhe një anëtar i stafit ishin të infektuar me virus.
“Dihet që kemi shumë telashe edhe në A edhe në U-21. Kemi lojtarë me virus, është dashur të izolohemi. Ia urojë fitoren të gjithëve, sidomos lojtarëve me virus. Kam menduar shumë gjatë lojës çfarë zëvendësime të bëjë”.
“Lojtarët kanë pasur raste, por jo mjaftueshëm agresivitet. Lojtarët kanë kërkuar zëvendësime, kishim shumë telashe, por u shpërblye angazhimi. E kemi merituar fitoren. I kemi fituar dy ndeshjet e para, kemi menduar që do të bëjmë vepra të mëdha, por dhjetë lojtarë të atij ekipi nuk luajnë”.
“Kemi sjellë lojtarë të rinj. Ka shumë lojtarë të vitit 2000 e 2001. Patëm shumë telashe me lojtarë dhe kemi marrë shumë lojtarë të rinj për të ndërtuar ekipin për kualifikimet e ardhshme”, ka thënë Prekazi. /Telegrafi/