Barcelona do të tentojë të barazohet me pikë me Real Madridin në tabelën e La Ligës, të paktën përkohësisht, me një fitore kundër Granadas.
Barcelona e Quique Setien do të synojë ta mposhtë Getafes sot në ndeshjen e xhiros së 24-të të La Ligës, që zhvillohet në stadiumin Camp Nou në orën 16:00, transmeton Gazeta Express.
Kjo fitore kundër Getafes që i vetëm shtatë pikë më pak sesa katalonasit jo vetëm që do ta barazonte Barcelonën me pikë me Real Madridin në tabelë, por edhe do t’ua shtonte vetëbesimin lojtarëve, pasi që skuadra s’ka qenë në formën më të mirë të mundshme këtë vit.
Djemtë e Setien s’do ta kenë të lehtë t’i arrijnë qëllimet, pasi që Getafe nuk ka pësuar disfatë që katër ndeshje radhazi dhe ka qenë në formë të mirë përgjatë gjithë këtij sezoni.
Në anën tjetër, Barcelonën mund ta motivojë rekordi i mirë në ndeshjet direkte me Getafen, pasi që s’ka pësuar disfatë që 16 ndeshje, ndërsa i ka fituar tri të fundit.
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:
The starting 1️⃣1️⃣ for #BarçaGetafe!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 15, 2020
¡Con este once saltaremos al césped del Camp Nou en menos de una hora para enfrentarnos al @FCBarcelona_es! ?#VamosGeta #BarçaGetafe pic.twitter.com/Qano22brd9
— Getafe C.F. (@GetafeCF) February 15, 2020