Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka dhënë përsëri komente lidhur me situatën e Lionel Messit i cili gjatë merkatos së verës kërkoi largimin nga Barcelona.
Ishte La Liga që i doli në ndihmë skuadrës së Barcelonës, duke e vlerësuar klauzolën si të skaduar. Madje, Tebas thotë së fundmi se ideja e Messit nuk ishte e mirë.
“Siç kam thënë gjithmonë, unë dua të shoh Messin në La Liga. Nëse ai qëndron te Barcelona, shumë më mirë për Barcelonën. Lidhja mes Barcelonës dhe Messit është një faktor pozitiv për La Ligën”, tha Tebas.
Messi është pajtuar për qëndrimin te Barcelona edhe për një sezon, pasi nuk ishte i gatshëm ta dërgonte skuadrën e tij në gjykatë.