Marten Kuks ka qenë fytyra më tragjike e Estonisë në barazimin 3-3 ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.
Para ndeshjes, lojtari estonez kishte thënë se do të jetë një përballje interesante ajo me maqedonasit.
Por, qysh në fillim të takimit, Kusk ishte autori i njëri ndër auto-golave më shokues në histori të futbollit.
#UEFANationsLeague
⚽️
?? Estonia 0️⃣
?? Macedonia 1⃣
| Marten Kuusk OG 3#NationsLeague pic.twitter.com/29S3y9GAXf— Benja Diez Sierra (@benjadiezsierra) October 11, 2020
Derisa lojtarët e Maqedonisë së Veriut humbën kontrollin e topit, reprezentuesi i Estonisë e pranoi më pas atë në këmbë.
Kur ishte minuta e tretë e takimit, Kusk nuk ishte në dijeni se ku gjendej portieri i tij dhe pasoi topin në drejtim të golit.
Portieri i Estonisë nuk arriti ta zë topin në kohë dhe kështu, Kusk shënoi auto-gol. /Telegrafi/