Mbrëmje e varfër në Ligën e Kombeve – vetëm 11 gola në shtatë ndeshje

Liga e Kombeve nuk dhuroi spektaklin e pritur sonte.

Në mbrëmjen e sontme në Ligën e Kombeve ka munguar spektakli, së paku nëse shohim numrin e golave.

Në shtatë ndeshje të luajtura janë shënuar vetëm 11 gola, me ndeshjen Ukrainë – Gjermani që numëroi tri gola (më së shumti).

Pa gola u mbyll ndeshja mes Andorrës dhe Maltës, kurse Gjibraltari fitoi minimalisht 0:1 në Lihtenshtajn.

Mali i Zi mposhti 2:0 Azerbajxhanin, Luksemburgu mori fitore 2:0 ndaj Qipros, kurse Spanja mposhti minimalisht Zvicrën 1:0.

Kështu, në shtatë ndeshje numërohen vetëm 11 gola. Mbrëmje jo produktive në Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *