Ismet Munishi i ka dhënë zemër Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes së sontme me Maqedoninë e Veriut.
“Dardanët” në krye me Bernard Challandesin do të përballen sonte me Maqedoninë e Veriut në “Todor Proeski” në Shkup.
Ndeshja që luhet nga ora 20:45, është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, trajneri i Ballkanit i ka dërguar një mesazh mbështetës futbollistëve të Kosovës.
Postimi i plotë i Munishit:
“Ju jeni djemt me te mire te Kombit Dardanet e mbledhun nga e gjithë bota .
Ju na keni bere shume krenar deri ketu .
Jam me juve deri ne vdekje .
Sot ju deshiroj kembe te lehta dhe shume fat.
Si ne humbje si ne fitore do te ju dua shume .
Luftoni per Kosoven , Luftoni per Atdheun .
Unë Biri Ytë Kosovë”.