Me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja e rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, raporton KosovaPress.
Humbja për secilën skuadër nënkupton humbjen e mundësisë për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Por, sonte në këtë ndeshje do të aplikohen dy rregula të reja të lejuara për here të pare në Ligën e Kombeve nga UEFA.
Në këtë ndeshje, për here të pare do të aplikohet sistemi I teknologjisë VAR për identifikimin e rasteve të dyshimta.
Po ashtu, sonte do të hetë hera e pare që të dy klubet mund ta shfrytëzojnë mundësinë e zëvendësimit të pesë lojtarëve. Ky rregull është future në fuqi së fundi nga UEFA.