Kosova këtë të enjtë me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Ky takim do të jetë i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Për këtë ballafaqim, portali britanik “sportsmole.co.uk” e ka favorizuar ekipin maqedonas për këtë takim.
Sipas këtij portali, kjo ndeshje do të përfundojë me rezultat 2:1 për Maqedoninë e Veriut.
“Dy ekipet kishin fillim të ndryshëm të kampanjës në Ligën e Kombeve, por këto rezultate bëhen të parëndësishme kur bëhet fjalë për një ndeshje gjysmëfinale të play-offit, e vlefshme për kualifikim në Euro 2020. Kosova do të luajë pa disa lojtarë të rëndësishëm dhe të njohur. Prandaj, ne parashohim që Maqedonia e Veriut të fitojë dhe të avancojë në finalen e nëntorit në Ligën D. Ne themi: Maqedonia e Veriut – Kosova 2:1”, ka shkruar portali “sportsmole.co.uk”.