Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes së bashku me sulmuesin, Atdhe Nuhiu janë duke mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.
Sulmuesi Atdhe Nuhiu ka deklaruar se është i gatshëm ta zëvendësojë Vedat Muriqin dhe e pranon se presioni është te ai, por që është i gatshëm.
“Normal që do të isha i kënaqur po të ishte këtu ai. Presioni është te unë, por jam i gatshëm për sfidë. Muriqi ka treguar se çfarë futbollisti është me transferimin në Lazio”, ka deklaruar Nuhiu.
Kosova nesër do të përballet me Maqedoninë e Veriut me fillim të orës 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.