Përjashtimi nga Europa, City rrezikon edhe në Premier League

Manchester City rrezikon të ndëshkohet me heqje pikësh në Premier League, sepse dënimi i UEFA-s për përjashtimin e tyre nga kompeticionet europiane për dy sezonet e ardhshme për shkak të “shkeljeve serioze” të Fair Play-t Financiar, përbën një shkelje edhe për rregullat e kampionatit anglez.

Sipas The Independent, Premier League do të marrë masa për shkak se licencimi i skuadrave në kampionatin anglez bëhet në përputhje me rregulloren e Fair Play-t Financiar të UEFA-s.

Në fakt, çdo klub duhet të ofrojë informacion të saktë për të siguruar një licencë të Premier League dhe ky informacion duhet të jetë në përputhje me atë që i është ofruar UEFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *