Challandes tregon se a do t’i bashkohet Kosovës Rrahmani për ndeshjen me Maqedoninë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes së bashku me sulmuesin, Atdhe Nuhiu janë duke mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

Challandes ka sqaruar situatën e kapitenit Amir Rrahmanit, cili ende nuk dihet se a do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës për këtë ndeshje.

Megjithatë, zvicerani Challandes ka lënë të nënkuptohet se Rrahmani nuk do t’i bashkohet Kosovës, duke deklaruar se kanë provuar në të gjitha mënyrat për ta sjellur Amirin, por që nuk ia kanë arritur.

“Unë mund të tentoj të ju tregoj, por nuk mundem. Po jetojmë në një kohë speciale me virusin dhe disa gjëra janë vështirësuar. Ne kemi luftuar me UEFA, FIFA, me Federatën e Italisë, me regjionin e Napolit. Për në fund nuk ka qenë e mundshme. Është e pakuptueshme se si një futbollist mund të vi nga po i njëjti shtet, ku ai është pjesë e një skuadre që ka goxha raste me virus, për ne është e pa kuptueshme”

Kosova nesër do të përballet me Maqedoninë e Veriut me fillim të orës 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *