VAR në “Todor Proeski” është gati, prova e fundit sonte

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të ndeshen të enjten mbrëma në gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve.

Ndeshja luhet ditën e enjte me fillim nga ora 20:45 në “Todor Proeski” në Shkup.

Për herë të parë në Maqedoni, do të përdoret sistemi VAR, pasi ishte UEFA që ka vendosur për këtë gjë, për të ndihmuar gjyqtarët në fushën e lojës.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga një prej gjyqtarëve më të mirë të momentit, Dani Makeli, i cili ndau drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës mes Sevilla – Inter.

Teknologjia VAR tashmë është instaluar në “Todor Proeski”, dhoma me monitor është e gatshme dhe sonte nga ora 19:30 do t’i bëhet prova e fundit para ndeshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *