Luka Modric ka përjetuar disa momente tmerruese gjatë fëmijërisë se tij, njëra nga to ka qenë vrasja e gjyshit gjatë luftës të Kroacisë për pavarësi.
Kjo ka qenë një humbje e madhe për ish-fituesin e Topit të Artë dhe familjen e tij, raporton GE.
“Unë kam pasur marrëdhënie fantastike me gjyshin sepse prindërit kanë qenë në punë dhe unë kam qëndruar me të”, deklaroi mesfushori kroat.
“Ka qenë shumë pikëlluese dhe më ka lënë shenja pasi që isha shumë i ri dhe ai ka qenë një person shumë i rëndësishëm për mua”, shtoi futbollisti i Real Madridit.
“Ka ndikuar shumë tek unë pasi që isha i ri dhe nuk i kuptoja gjërat se për çfarë arsye ndodhnin. Gjërat më janë ngulitur në memorien time kur njerëzit filluan të kërkonin për të dhe unë e dija që ata nuk mund ta gjenin atë”, nënvizoi ish-futbollisti i Tottenhamit.
“Ne kemi pasur kujtime të mrekullueshme dhe është turp që ai nuk e ka parë atë që unë e kam arritur. Por, unë shpresoj që ai është duke shikuar nga lart”, përfundoi nënkampioni i botës me Kroacinë.