Maqedonia e Veriut – Kosova, ja kush është favorit sipas basteve

Kombëtarja e Kosovës luan takimin historik ndaj Maqedonisë së Veriut këtë të enjtë.

Ky takim është i vlefshëm për një vend në finale të Ligës së Kombeve, ku një fitore eventuale do të siguronte plasman në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

“Dardanët” vinë në këtë takim me shumë mungesa, ku lojtarët kryesor si kapiteni Amir Rrahmani, Milot Rashica, Mirlind Kryeziu e Idriz Voca do të mungojnë për shkak të lëndimeve apo masave mbrojtësi anti Covid.

Në dyshim është edhe prezenca e sulmuesit Vedat Muriqi, i cili së fundmi u rikthye në stërvitje tek SS Lazio.

Bastorja e njohur sportive, Bet365, e ka favorizuar Maqedoninë e Veriut në këtë përballje.

2.45 është kuota për fitoren e Maqedonisë së Veriut, 3.1 për barazim, kurse fitorja e Kosovës është kuotuar 3.

Ndërkohë edhe BetGold e sheh Maqedoninë e Veriut si favorite për kualifikim, duke e vlerësuar me kuotën 1.80. ndërsa kuota e Kosovës është 2.00./Insporti.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *