Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik me Veronën, aq sa arriti të shitej te Napoli. Shqiptari i Kosovës vazhdon me përformanca të mira dhe këtë e ka treguar dhe në ndeshjen kundër Juventusit në Serie A. Shtatlarti foli për mediet italiane në lidhje me situatat që e rrethojnë.
Goli i Ronaldos – “Ka treguar në atë aksion se është një kampion i madh dhe mbetet një nga m ë të mirët. Për të qenë i sinqertë, mund dhe duhet të mbroja më mirë”.
Kumbulla – “Krahasimi me De Ligt? Mendoj se është shumë më i fortë se lojtari holandez i Juventusit”.
Napoli- “Jam lojtar i Veronës deri në qershor dhe jam krenar që luaj me këtë ekip. Në Kosovë shkruajnë se kalimi im te Napoli është më i shtrenjti në historinë e vendit tim”.
Objektivat – “Dua të afirmohem në Serie A, një kampionat elitar në Europë. Dua të shënoj sa më shpejt. Kam patur disa raste për ta bërë, por nuk e kam çuar topin në rrjetë”.