Barcelona largon dy futbollistë në orët e fundit të merkatos

Klubi i Barcelonës është duke punuar shumë në ditën e fundit të merkatos për të kompletuar disa transferime por edhe për të larguar disa futbollistë.

Sipas mediave në Spanjë, PSG është duke negociuar me Barcelonën për ta transferuar Rafinha Alcantaran.

Në anën tjetër, Barcelona është duke tentuar ta shesë mbrojtësin francez, Todibo tek ekipi portugez, Benfica.

Barcelona po tenton ta shesë Rafinha Alcantaran për 16 milionë euro. Me këto para, do të transferohej Memphis Depay.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *