ZYRTARE: Barcelona B shkëput kontratën me Labinot Kabashin

Labinot Kabashi është lojtar i lirë nga dita e sotme.

Barcelona B ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me lojtarin kosovar gjatë ditës së sotme.

Kabashi e nisi karrierën te Gimnastic, por qysh në moshë të re kaloi te akademia e Barcës.

20-vjeçari u përballë me lëndime të shumta dhe kjo e pengoi zhvillimin e tij te klubi spanjoll.

Ende nuk dihet cila do të jetë skuadra e ardhshme e Kabashit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *