Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës merr fund sot.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Arbërisë është ajo që i jep fund xhiros së pestë në kampionatin elitar të futbollit kosovar, shkruan lajmi.net.
Nënkampionët e edicionit të kaluar presin skuadrën e promovuar këtë edicion, në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Arbërisë luhet me fillim nga ora 15:00.
Në letër, vendasit shihen si favoritët, por pasur parasysh mënyrën se si Arbëria ka nisur sezonin, asgjë nuk është e papritur.
Mbetet të shihet se kujt do t’i takojnë tri pikët në këtë takim.