Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde, ka bërë një tjetër paraqitje fantastike, edhe atë ndaj Barcelonës.
Talenti francez është një futbollist në ngritje, i cili kërkohet nga klubet e pasura, si Manchester City, Real Madrid dhe vet Blaugranët.
Një nga detyrat e 21-vjeçarit në takimin ndaj katalunasve ishte që ta bllokonte dhe superyllin e Barcës, Lionel Messi.
Ndeshja u mbyll baras (1-1), ndërsa Kounde u vlerësua për paraqitjen e tij në sfidën kryesore të kësaj jave në La Liga.
92 – Jules Koundé ?? made 92 touches against Barcelona, more than any other centre back in a LaLiga game against Barcelona at the Camp Nou since at least 2005/06. Colossus. pic.twitter.com/Ysg6Bz6L7H
— OptaJose (@OptaJose) October 4, 2020
Për më shumë, ai ka pasur edhe statistikë të lartë të prekjes së topit. Jules Kounde ka regjistruar 92 prekje të topit kundër Barcelonës, më shumë se çdo qendërmbrojtës në një ndeshje të La Ligas në Camp Nou së paku që nga sezoni 2005/2006. /Telegrafi/