Batatina mendon se Challandes gaboi me këtë futbollist

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit tetor, ndërkohë që në sy ka rënë mungesa e futbollistit Bernard Berisha, i cili është penalizuar për shkak të veprimeve të tij në ndeshjen e kaluar ndaj Greqisë, teksa kishte bërë me gisht në drejtim të stafit teknik pas golit të realizuar.

Megjithatë, lënia jashtë liste e futbollistit Berisha është kritikuar mjaft shumë nga komuniteti sportiv në vend dhe është parë si një veprim tendencioz nga përzgjedhësi Challandes.

Edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka quajtur si të ngutshëm dhe hakmarrës veprimin e përzgjedhësit të Kosovës.

“Ka gabuar Challandes me vendimin ndaj Berishës. Ne jemi trajnerë dhe duhet t’i kuptojmë ndonjëherë futbollistët. Nuk duhet vepruar me inati. Nëse nuk është Rashica, patjetër është dashur të jetë Berisha. Ne kemi nevojë për lojtarë të tillë”, ka deklaruar Batatina në emisionin “Kampionët” në Kanal 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *