Kemal Ademi do ta veshë fanellën e Fenerbahces sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka konfirmuar klubi turk përmes rrjeteve sociale, duke treguar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar dhe Baselin.
Lojtari është duke i kryer testet mjekësore para se të kompletojë transferimin te Fenerbahce.
“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin 24-vjeçar Kemal Ademi dhe klubin e tij, i cili luan ë Klubin e Bazelit. Lojtari ka arritur në Stamboll për kontrolle shëndetësore“, shkruan Fenerbahce në faqen zyrtare.
Kulübümüz, Basel Kulübü’nde forma giyen 24 yaşındaki forvet Kemal Ademi ve kulübü ile prensip anlaşmasına varmıştır.
Oyuncu sağlık kontrolleri için İstanbul’a gelmiştir. pic.twitter.com/0ginqAnMXM— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) October 4, 2020