Mlot Rashica duket se do të mbetet dhe për një sezon te skuadra e Werder Bremenit.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës nuk ia doli mbanë që të transferohej te një skuadër më e mirë se ekipi gjerman.
Leipzig pati fillimisht interes për të, por drejtuesit e klubit gjerman nuk donin të shpenzonin mbi 20 milionë euro për kartonin e tij. Lëvizja në momentet e fundit nuk u realizua, pasi drejtuesit u tërhoqën.
Plani B ishte Aston Villa. Anglezët e përballonin ekonomikisht, por duan një emër më bindës. Starti i mirë në Premier League me dy fitore ka zbehur shanset e kosovarit. Trajneri Frank Baumman sërish mendon se Rashica do të largohet: “Të jemi realist ka sërish shumë shanse që Rashica të largohet”.