Covid-19 prek edhe futbollin holandez, pezullohet ndeshja e rëndësishme

Ballafaqimi ndërmjet RKC Waalwijk dhe PEC Zwolle, ndeshje e vlefshme për elitën e futbollit holandez Eredivisie, e planifikuar të zhvillohet sot është pezulluar për shkak të rasteve pozitive me Covid-19.

Katër lojtarë të RKC-së dhe dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë brenda 24 orëve dhe tetë të tjerë janë karantinuar.

RKC ka njoftuar se ndeshja është pezulluar në konsultim me mjekët e skuadres, me drejtuesit e LigëS së Futbollit si dhe me autoritetet shëndetësore.

Data e re e zhvillimit të ndeshjes do të përcaktohet së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *