Pa dashje, sipas Bielsës “Guardiola e ka dëmtuar futbollin”
Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, ka deklaruar se Pep Guardiola “i ka shkaktuar shumë dëme futbollit” sepse sipas tij, sa herë që një ekip është përballur me ta, është dashur të përgatitë një sistem se si të mbrohet.
Këto komente trajneri i Leed i bëri para ndeshjes me Manchester Cityn sonte nga ora 18:30.
“Guardiola i ka bërë shumë dëme futbollit, sepse, pa dashur, ka shpikur një sistem se si të mbrohesh nga një ekip i Guardiolës”, u shpreh Bielsa.