Eris Abedini ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, pasi ka nënshkruar për 3 sezone me klubin spanjoll të Granadës.
Abedini ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pasi ka firmosur kontratën, ka bërë edhe prezantimin zyrtar me klubin spanjoll, që pak kohë më parë u përball me Teutën e Durrësit në turet eliminatore të Ligës së Europës.
Talenti, 22 vjeçar, ka veshur fanellat e skuadrave si Lugano, Chiasso, Winterthur e Wil, ndërsa në nivel përfaqësueseje ka zgjedhur Kosovën dhe deri tani numëron dy ndeshje dhe një gol me 21-vjeçarët e “Dardanëve”.
Transferimi i tij në Spanjë erdhi falë një pune mjaft të mirë të menaxherëve Naim Bahtiri dhe Sasha Huet-Baranov, të cilët punojnë për agjencinë Fairsport, e cila menaxhon edhe mesfushorin e mirënjohur Stanislav Lobotka.