Sfida tejet e rëndësishme po afron për Kosovën.
“Dardanët” do të luajnë më 8 tetor në udhëtim kundër Maqedonisë Veriore.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, nga ku synohet kualifikimi për Euro 2020.
Ndeshja do të ketë edhe asistencën e VAR, për gjyqtarin holandez, Danny Makkelie.
Asistentët e tij do të jenë gjithashtu nga holanda.
Makkelie ka një përvojë të madhe, pasi ndau drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës, në ndeshjen Sevilla – Inter.
Ai referoi edhe në Kupën e Botës në Rusi, kurse Maqedonia luante nën drejtësinë e tij në vitin 2019, në Shkup, kundër Sllovenisë.