Më 8 tetor do Norvegjia do të përballet me Serbinë në një ndeshje të “Play-Off-it” të Ligës së Kombeve. Kjo ndeshje po pritet me interesim të madh në Norvegji, derisa norvegjezët vendas po bëjnë përgatitje mobilizimi për fitore, transmeton GE.
Madje, ish-futbollisti dhe tani komediani Bernt Hulsker ka zgjedhur që të provokojë disi rivalët nga Beogradi, të cilët preken lehtë në këso raste duke u ankuar në “provokim”
Madje, serbët ndihen të provokuar nga norvegjezët shkaku i një kënge motivuese për Norvegjinë, ku thuhet se ylli norvegjez, “Haaland do t’i copëtojë serbët sikurse një lakër”. Kjo ka bërë jehonë në mediat serbe, që e konsiderojnë provokim norvegjez për Serbinë.