Ylli i Kosovës nuk e ka fshehur dëshirën për të ndryshuar skuadër, duke kërkuar një klub të madh, ku kërkonte edhe Ligën e Kampionëve.
Transferimi te RB Leipzig ka dështuar, me Werder Bremen që nuk ka pranuar ofertën e tyre.
Sipas raporteve në Gjermani, Bayer Leverkusen është shfaqur si një opsion i ri për Milot Rashicën, përcjell lajmi.net.
Rashica shihet si një opsion interesant për Leverkusen, por fillimisht duhet të ndodh shitja e Leon Bailey.
Vlen të ceket se Werder Bremen ka ulur çmimin nga 25 në 20 milionë euro për Rashicën.