Fury – Wilder, të rejat e fundit

Shanset që triologjia mes boksierëve Tyson Fury dhe Deontay Wilder të zhvillohet këtë vit, pa praninë e tifozëve, janë zero. I këtij mendimi është promotori i njohur Frank Warren, njëkohësisht menaxheri i Fury. Sipas tij, kjo përballje është një “minierë të ardhurash” për të gjithë, ndaj nuk ka kuptim që ajo të zhvillohet pa tifozë këtë vit.

Palët kanë rënë parimisht dakord të zhvillojnë përballjen e tretë mes tyre këtë dhjetor, në Las Vegas, por pandemia ka prishur planet. Duke folur për mediat britanike, Warren tha: “Një duel i një niveli të tillë nuk ka kuptim pa tifozë”.

“Sfida e dytë mes Fury dhe Wilder zhvilluar këtë vit në Las Vegas ishte përballja më e fortë që ka ndodhur ndonjëherë në Las Vegas. Nuk mund ta humbasim këtë shans, që ta zhvillojmë sfidën pa tifozë. Prania e tyre është një burim i madh të ardhurash. Kemi nevojë për ata”, tha Warren.

Gjithsesi, ai promovoi idenë që kjo përballje të zhvillohet në një vend tjetër, jashtë Anglisë apo Amerikës, ku lejohen tifozët. “Edhe atë ide e kemi në konsideratë. Mund të gjejmë një territor neutral dhe të promovojmë aty sfidën”, tha Warren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *