Totti viziton në spital vajzën që u zgjua nga koma pasi dëgjoi zërin e tij

Legjenda e Romës, Francesco Totti, e ka vizituar në spital vajzën, e cila u zgjua nga koma nëntëmuajshe, pasi e dëgjoi zërin e tij.

Ilenia Matilli, një futbolliste 19 vjeçare që luan për ekipin e femrave të Lazios, kishte rënë në koma pas një aksidenti komunikacioni në dhjetor të vitit të kaluar, në të cilin kishte humbur jetën shoqja e saj.

Duke qenë se ajo ishte një tifoze e Romës, Totti e kishte incizuar një video mesazh para disa muajsh, në të cilin mes tjerash thoshte: “Ilenia mos u dorëzo, do t’ia dalësh, ne jemi me ty”.

Ditë më parë, ajo u zgjua nga koma dhe ashtu siç kishte premtuar, ish-kampioni i botës e ka vizituar në spitalin Gemelli në Romë, ku ajo është duke u rehabilituar.

“Më buzëqeshi, më përqafoi dhe filloi të qante. Isha shumë i gëzuar që u takova me Ilenian, kur të dalë nga spitali do të takohem sërish me të”, citohet t’u ketë thënë Totti gazetarëve.

Matilli akoma nuk flet, mirëpo kuptohet përmes gjesteve dhe shprehet me anë të një tableti, në të cilin shkruan. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *