Monza është shumë afër mbylljes së marrëveshjes me Kevin-Prince Boateng i cili raportohet se tashmë ka arritur në Itali për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.
Skuadra nga Lombardia thuhet se tashmë ka arritur një marrëveshje me sulmuesin e Fiorentinës.
Boateng tani do të bashkohet me ish-presidentin e Milanit Silvio Berlusconi dhe Adriano Gallianin.
“SportItalia” raporton se lojtari tashmë do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më vonë do të nënshkruajë kontratë me klubin e tij të ri.