Shokohet Genoa. Katërmbëdhjetë (14) anëtarë të klubit kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19.
Klubi italian ka konfirmuar lajmin përmes një njoftimi për shtyp, përcjellë Olle.
Por, ku është këtu lajmi që mund t’i hyjë në punë Kosovës?
Për Genoan luan sulmuesi i njohur i Maqedonisë së Veriut, kapiteni Goran Pandev.
Sipas mediave maqedonase, dyshohet që Pandev është një prej të infektuarve.
Nëse kjo konfirmohet, atëherë me shumë gjasa do të humb ndeshjen me Kosovën në finalen e “play-off”-it të Ligës së Kombeve.
Informacione të reja pritet të rrjedhin gjatë orëve të ardhshme.