Tashmë ka ardhur një lajm i papritur për të ardhmen e Shkodran Mustafit.
Lazio raportohet se është në bisedime me Shkodran Mustafin për një transferimin të mundshëm nga Arsenali.
Mbrojtësi shqiptar ka kohë që lidhet me një largim nga “The Gunners”, derisa klubi italian është i hapur për transferimin e tij.
Lojtari 28-vjeçar ka edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe Mikel Arteta do të shesë atë për të rritur fondet në transferimet e reja.