Vedat Muriqi e ka mposhtur coronavirusin: Negativ në testimin e parë

Vedat Muriqi ka rezultuar negativ në testimet e fundit të bëra për COVID-19 te Lazio.

Sulmuesi prizrenas ishte i infektuar me coronavirus para disa ditësh, mirëpo që ka arritur shumë shpejtë ta kalojë.

Muriqi ishte dërguar në vetëizolim në Turqi, pasi kishte kompletuar kalimin nga Fenerbahce te Lazio në këtë afat kalimtar, raporton Corriere dello Sport.

Në testimin e parë, reprezentuesi i Kosovës rezultoi negativ, mirëpo që do t’i duhet të nënshtrohet edhe në një testim.

Muriqi ishte infektuar në një aheng familjar, mirëpo nuk ka rrezikuar pjesën tjetër të lojtarëve te skuadrës italiane.

Ai pritet që shumë shpejtë të niset për në Itali, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *