Prishtina synon edhe këtë super yll

Afati kalimtar në futbollin kosovar është mbyllur javë më parë, mirëpo klubet po ‘gjurmojnë’ në tregun e transferimeve për të gjetur futbollistë pa kontratë. Një i tillë është edhe Enis Gavazaj që ka ndarë tashmë rrugët edhe zyrtarisht me Kukësin.

Gazeta “Sheshi” mëson se Prishtina ka nisur kontaktet me 25 vjeçarin dhe mund të ndodhë shumë lehtë që sulmuesi prizrenas të rikthehet në kryeqytetin kosovar.

Problem i vetëm mbetet paga e lartë e futbollistit, të cilën nuk mund ta përballojë dot klubi i Prishtinës, ndërkohë që dëshira dhe ambicia për ta realizuar një transferim të tillë nuk mundon nga dy palët.

Gjatë ditëve në vijim pritet të mësohet e ardhmja e karrierës së Gavazajt, e cila kishte nisur nga FC Prishtina në edicionin 2020/13, për të vijuar më pas te KAA Gent dhe KSV Roeselare në Belgjikë, Enisey në Rusi e Dinamo Minsk në Bjellorusi.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare ishte rikthyer në kampionatin shqiptar të futbollit për të luajtur më parë te Skënderbeu dhe për të përfunduar më pas te Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *